Floyd Mayweather e mposhti ish-yllin e Geordie Shore, Aaron Chalmers gjatë duelit të tyre në O2 Arena – por amerikani zbuloi se mund të ishte larguar me një lëndim të dhimbshëm.
Përballja me ish-luftëtarin MMA ishte e para e amerikanit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar – por u la në hije për shkak të numrit dukshëm të ulët të tifozëve të pranishëm.
Megjithatë, ish-kampioni i pesë divizioneve mund të jetë larguar nga O2 me një lëndim të madh.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Në fakt më lëndoi dorën. (Ishte) kur po kaloja në mbrojtje. Shumë njerëz nuk e panë”, deklaroi amerikani.
“Kur po tërhiqesha mbrapa, lëndova dorën e majtë, keq. Mund të jetë thyer. Nuk jam i shqetësuar. Unë jam ende në gjendje të lëvizë të majtën”.
“Ai ishte i ashpër, ishte futur për gjithçka ose asgjë”, ka shtuar më tej Mayweather.
Ishte një duel që nuk kishte zgjuar interesim në Angli, pasi edhe ulja e çmimit të biletave në 5 euro – nuk i bindi tifozët të shkonin në O2 Arena. /Telegrafi/