Telegrafi

Duket se Coutinho e kopjoi nga Brazili metodën interesante për t’ia mohuar golin Eriksenit nga gjuajta e lirë (Foto)

Liverpooli fitoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0, por ndeshja vazhdon të komentohet për metodën interesante dhe të mençur të Reds për t’ia mohuar Christian Eriksenit golin nga gjuajta e lirë.

Që danezi mos të befason portierin Simon Mingolet me një gjuajte të ulët, Philippe Coutinho ishte vendosur pas këmbëve të lojtarëve që po qëndronin në murin mbrojtës.

Lexo po ashtu Të gjithë të befasuar me planin e mençur të Klopp për t'ia mohuar golin Eriksenit te gjuajta e lirë (Foto/Video)

Të gjithë u befasuan nga kjo, pasi nuk është një gjë që e shohim shpesh, por një gjë ta kemi të kjart, skuadra e Jurgen Klopp nuk e ka bërë ndonjë revolucion duke e zbuluar një lëvizje të re.

Kjo gjë ishte parë edhe në kualifikimet për Kupën e Botës mes Brazilit dhe Argjentinës në nëntor të 2016 dhe atë që Coutinho e kishte bërë ndaj Spurs, e kishte bërë edhe Marcelo ndaj Argjentinës. /Telegrafi/