Liverpooli fitoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0, por ndeshja vazhdon të komentohet për metodën interesante dhe të mençur të Reds për t’ia mohuar Christian Eriksenit golin nga gjuajta e lirë.
Që danezi mos të befason portierin Simon Mingolet me një gjuajte të ulët, Philippe Coutinho ishte vendosur pas këmbëve të lojtarëve që po qëndronin në murin mbrojtës.
Të gjithë u befasuan nga kjo, pasi nuk është një gjë që e shohim shpesh, por një gjë ta kemi të kjart, skuadra e Jurgen Klopp nuk e ka bërë ndonjë revolucion duke e zbuluar një lëvizje të re.
Kjo gjë ishte parë edhe në kualifikimet për Kupën e Botës mes Brazilit dhe Argjentinës në nëntor të 2016 dhe atë që Coutinho e kishte bërë ndaj Spurs, e kishte bërë edhe Marcelo ndaj Argjentinës. /Telegrafi/