Telegrafi

Duket një foto normale nga zhveshtoret e Juves, por ja që syri i tifozëve ka kapur diçka që pastaj shkaktoi polemika në rrjetet sociale (Foto)

Juventusi fitoi ndaj Lazios me rezultat 2-0 dhe kështu vazhdoi në vendin e parë në Serie A.

Në fund të takimit Miralem Pjanic postoi një fotografi ekipore nga dhomat e zhveshjes.

Por, menjëherë shumë tifozë, kryesisht të Lazios kanë filluar ta ofendojnë ish-yllin e Romës.

E gjitha kjo pasi ai fanellën e Lazios që e kishte ndërruar me një nga lojtarët e klubit nga kryeqyteti italian e kishte lënë në tokë dhe e kishte shkelur me këmbë. /Telegrafi/

Foto e postuar në Instagram nga Pjanic.