Juventusi fitoi ndaj Lazios me rezultat 2-0 dhe kështu vazhdoi në vendin e parë në Serie A.
Në fund të takimit Miralem Pjanic postoi një fotografi ekipore nga dhomat e zhveshjes.
Por, menjëherë shumë tifozë, kryesisht të Lazios kanë filluar ta ofendojnë ish-yllin e Romës.
E gjitha kjo pasi ai fanellën e Lazios që e kishte ndërruar me një nga lojtarët e klubit nga kryeqyteti italian e kishte lënë në tokë dhe e kishte shkelur me këmbë. /Telegrafi/