Kjo foto u bë virale dhe hutoi miliona njerëz në mbarë botën. Shumë besojnë se është montuar me Photoshop, pra se ngjyra e zezë është futur më pas.
Por, e vërteta është krejt ndryshe, sepse shkencëtari mban në dorë një maskë të lyer me ngjyrën më të zezë në botë.
Kur pyeteni për ngjyrën më të errët që mund të perceptojë syri i njeriut, përgjigja sigurisht që do të jetë e zezë.
Megjithatë, ka nuanca të ndryshme të së zezës dhe ka edhe Vantablack.
Surrey NanoSystems pretendon se krijimi i tyre është “verifikuar në mënyrë të pavarur” si krijimi artificial më i errët në botë.
Fillimisht u krijua si një “veshje për komponentët që do të përdoren në hapësirë”, por me kalimin e kohës gjeti përdorim komercial. Thuhet se thith 99,965 për qind të dritës.
Vantablack nuk është diçka e re, por njerëzit mbeten ende të mahnitur nga “aftësitë” e kësaj ngjyre.
Fotot e orëve, veturave dhe maskave të lyera në të zezën më të zezë janë veçanërisht mbresëlënëse, raporton LadBible.
“Nëse nuk do ta dija se për çfarë bëhej fjalë, do të thosha se fotografia ishte fotoshopuar”, shkroi një përdorues në Twitter, ndërsa një tjetër shtoi se “refuzoj të pranoj që kjo është e vërtetë dhe se ngjyra e zezë nuk është shtuar më pas”. /Telegrafi/