Telegrafi

Duket e bukur në fotografi, por dhoma saj lë shumë për të dëshiruar (Foto)

Gruaja e njohur vetëm si Alyssa nga New Orleans e Shteteve të Bashkuara, e ka postuar në Twitter një fotografi, ku tregon fustanin e ri dhe duket mjaft e bukur.

Por, shikuesit janë fokusuar në dhomën e saj, që është shumë e parregulluar dhe ka rrobe gjithandej, transmeton Telegrafi.

Rrobe të shumta që janë shpërndarë në dhomë

Madje, sipër roletave ka shumë gjëra të pa përdoruar, që duket se qëndrojnë të varura aty për një kohë të gjatë.

“Sigurisht i ka eksploduar dollapi dhe ia ka përhapur gjërat nëpër dhomë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Megjithatë, asaj i kanë lënë komentet pozitive dhe komplimente për dukjen. /Telegrafi/