Telegrafi

Duket ditur se fëmijët janë mbyllur nëpër shtëpi për shkak të coronavirusit, policët në Andorrë i argëtojnë pak – vallëzojnë nëpër rrugë me “Baby Shark”

Pasi që shumica e vendeve të botës po aplikojnë masën preventive për t’u mbyllur nëpër shtëpi për ta shmangur përhapjen e coronavirusit, një grup policësh të trafikut në Andorrë kanë menduar një formë të pazakontë të argëtojnë fëmijët e mbyllur nëpër dhoma,

Ata gjatë patrullimit nëpër rrugët e qytetit Escaldes-Engordanya, vendosën që të vallëzojnë nën tingujt e këngës për fëmijë “Baby Shark” e cila pëlqehet mjaft shumë, transmeton Telegrafi.

Me këtë veprim kanë dashur që njëherit t’i falënderojnë fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi me prindërit e tyre, dhe për durimin që po e tregojnë në këto kohë të vështira.

“Policët tanë gjithmonë bëjnë një punë të shkëlqyer, janë profesionistë dhe gjithmonë të buzëqeshur. Ata përveç se janë duke punuar me orar të zgjatur dhe mezi po gjejnë kohë të lirë të hanë bukë, kanë vendosur të vallëzojnë nëpër lagje të ndryshme të qytetit që t’i argëtojnë pak fëmijët”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë. /Telegrafi/