Telegrafi

Dukesha Meghan i ka vizituar disa herë myslimanet në kuzhinën e komunitetit në Grenfell

Meghan Markle (Foto: Getty Images/Twitter)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka bërë një vizitë të fshehtë në një xhami në Londrën perëndimore, ku ka gatuar së bashku me të prekurit nga zjarri në Grenfell Tower, ku mbetën të vdekur 72 njerëz.

Zjarri e përfshiu kullën Grenfell gjatë muajit të Ramazanit në vitin 2017, ndërsa myslimanët që ishin ngritur në syfyr, kishin shpëtuar shumë njerëz.

Markle ka treguar se ishte ndier shumë e afërt me kuzhinierët në qendrën kulturore Al Manaar, të cilën e kishte vizituar në muajin janar.

Më pas, dukesha 37-vjeçare e ka vizituar këtë vend disa herë në mënyrë të fshehtë, në mënyrë që të takohej me vullnetarët dhe ka mësuar më tepër në lidhje me punën e tyre.

Lexo po ashtu Lajmet për Meghan Markle

“Menjëherë jam ndier e lidhur me kuzhinë në këtë komunitet. Është një vend ku femrat qeshin, vuajnë, qajnë dhe gatuajnë së bashku”.

“Lidhja e identiteteve kulturore nën kulmin e njëjtë, krijon ndjesinë e normalitetit dhe bashkimit, edhe atë në formën më të thjeshtë të mundshme – nevojën universale të lidhjes dhe komunikimit përmes ushqimit”.

“Me anë të kësaj, mund të shprehim edhe gëzimin edhe hidhërimin”, ka shkruar Meghan. /Telegrafi/