Një i dehur hyn në një bar dhe pasi ia ngjet sytë për një kohë gruas së vetme në lokal, i afrohet dhe e puth. Ajo kërcen e habitur dhe e qëllon me shuplakë. Ai menjëherë kërkon falje dhe shpjegon:
– Më falni. Mendova se ishit gruaja ime. Dukeni njësoj si ajo.
– Ti i pavlerë, i padurueshëm, i mjeruar, pijanec… – fillon të bërtasë femra.
– Është e çuditshme… Madje tingëlloni njësoj si ajo.