Site icon Telegrafi

Duken të mrekullueshme, gazeta katalunase Sport zbulon katër fanellat e reja të Barcelonës për edicionin e ardhshëm

Barcelona është në kërkim të mbrojtjes së titullit në La Liga, por futbolli momentalisht është pezulluar.

Kjo për arsyeje të pandemisë Covid-19 që ka prekur gjithë botën dhe ka paralizuar futbollin.

Megjithatë katalunasit kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm, ku synon transferimin e disa lojtarëve të mëdhenj.

Barcelona ka vendosur edhe për fanellat e reja në bashkëpunim me kompaninë gjigante Nike për edicionin e ri.

Ka qenë gazeta katalunase Sport që ka zbuluar fanellat e Barcelonës për sezonin 2020/2021.

Fanellat e para do të jenë ato me ngjyra tradicionale, ndërsa të dytat ngjyrë të zezë e të tretat ngjyrë rozë.

Por fanella speciale do të jetë e katërta, ku janë kombinuar ngjyrat e flamurit të katalunisë dhe ato tradicionale të Barcelonës.

Kjo fanellë speciale e zbuluar nga Sport është pritur jashtëzakonisht mirë nga tifozët e Barcelonës.

Sigurisht tifozët spanjoll nuk do ta presin mirë fare këtë fanellë pasi dihet tanimë konflikti që kanë me katalunasit.

Barcelona zakonisht i zbulon fanellat në bashkëpunim me Nike në fund të sezonit, por duket se këtë vit prezantimi zyrtar do të shtyhet shkaku i coronavirusit ku sezoni nuk dihet se kur do të përfundojë. /Telegrafi/

Exit mobile version