Telegrafi

Duken si topa bore, por shikoni se çfarë janë (Foto)

Gjatë dimrit, gëzofi i tij ka ngjyrë të bardhë të shkëlqyeshme, kurse gjatë verës ajo merr një ngjyrë të hirtë. Kur stinët ndryshojnë, bishti i lepurit arktik mbetet gjithmonë i bardhë.

Këta lepuj janë në gjendje që t’u përballojnë dimrave me temperaturë deri në -40 gradë celcius.

Në dallim nga gjitarët e tjerë, lepujt nuk bëjnë gjumë dimëror.

Falë shqisës së tyre mjaft të zhvilluar të nuhatjes, lepujt arktikë janë në gjendje t’i nuhatin ushqimet thellë nën borë dhe akull. Ata ushqehen me gjethe të ndryshme dhe rrënjë.