Në Belgjikë janë vendosur 30 shporta që duket sikur janë për mbledhjen e mbeturinave, por që në të dy anët kanë kamera për të kapur shoferët që vozisin me shpejtësi.
Pajisja që punon me valët ultra të kuqe, mund të filmojë veturat deri në tre shirita, në mënyrë që të zbulohet lëvizja e palejueshme, transmeton Telegrafi.
Ditëve të fundit, është vendosur edhe një shportë e tillë në qytetin Ghent, pikërisht në vendin ku 16 vite më parë ishin shkelur dy shoqe, nga një veturë me shpejtësi marramendëse.
Meqenëse janë treguar efikase, këto objekte që vendosen në vende të ndryshme, pritet të vendosen edhe në vende tjera Evropiane.
“Shportat janë kudo dhe shoferët nuk dinë nëse janë ato që kapin tejkalimin e shpejtësisë apo të zakonshme, duke e bërë edhe më efikas projektin”, është thënë lidhur me rastin. /Telegrafi/