Telegrafi

Duken si jastëk të zakonshëm, por nëse shikohen nga afër vërehen detajet bizare (Foto,+16)

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara, një grua e paemëruar i ka blerë përmes internetit, dy jastëk me lule.

Por, pasi i kanë ardhur në shtëpi, vajza e saj i ka shikuar nga afër dhe brenda duken se shfaqen organe gjenitale të meshkujve, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e jastëkëve dekorativ ajo i ka vënë në rrjetin social, për t’i treguar familjarëve dhe miqve për ilustrimet e pazakonta.

Lulet me forma të pazakonta

“Nuk di nëse janë bërë qëllimisht, apo janë vizatime që po ngjajnë shumë me pjesën intime”, ka shkruar ajo lidhur me rastin.

Shumica e komentuesve janë mahitur, duke qeshur me format e pazakonta që duket se janë bërë pa dashje.

“Ku i keni blerë, dua t’i blejë për miqtë e mi, janë dhuratë e përkryer për ta”, është komenti që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/