Site icon Telegrafi

“Dukej si një shpërthim bombe – gjithçka ishte në flakë”: Një dëshmitare rrëfen momentin e rrëzimit të aeroplanit të vogël mbi një veturë në SHBA

Një djalë i ri në një SUV që u godit nga një aeroplan i vogël i cili u përplas menjëherë jashtë Aeroportit North Perry të hënën pasdite ka vdekur në spital.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Zjarrit të Pembroke Pines, rrëzimi ndodhi në zonën e SW 72 Avenue dhe 12 Street.

Departamenti ka thënë se Beechcraft Bonanza me një motor u rrëzua pak pas ngritjes rreth orës 3:00 pasdite, të hënën.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë makinën që lëviz në rrugë, kur avioni bie nga qielli dhe përplaset në të.

Aeroplani pastaj përplaset për gardhin e aeroportit dhe shpërthen në një top flakësh, ndërkohë karburanti i derdhur nga përplasja shtrihet dhe digjet në rrugë.

“Dukej si një shpërthim bombe, si një zhurmë e jashtëzakonshme dhe gjithçka ishte në flakë”, ka thënë Anabel Fernandez. “Unë jetoj këtu. Unë eci me foshnjat e mia çdo ditë. Aeroplani mund të na kishte marrë të gjithëve. Jam në shok”.

Siç bëhet e ditur, një grua dhe fëmijë ishin brenda SUV të bllokuar. Pasi u larguan, të dy u transportuan në Spitalin Rajonal Memorial në Hollywood.

Sipas shefit të zjarrit të Pembroke Pines, Marcelino Rodriguez, djali nuk ia doli. /Telegrafi/

Exit mobile version