Telegrafi

I dukej se ky burrë po e shikonte, por më vonë kuptoi për çfarë bëhej fjalë (Foto)

Në rrjetin social Reddit është postuar imazhi që e shfaqë një burrë, pranë tavolinës së një restoranti të zakonshëm.

Në shikim të parë, duket se ai po qëndron i ulur, por më vonë kuptohet se është mashtrim optik, transmeton Telegrafi.

Madje, personi që e ka bërë fotografinë, ka menduar se ky është një njeri i çuditshëm dhe nuk po ia ndanë sytë.

“I kalova pesë minuta duke menduar, pse ky burrë bizar po më shikon tërë kohës”, ka shkruar ai përbri fotografisë.

Më vonë ai e ka kuptuar se bëhet fjalë për portretin e një avokati, i cili reklamon shërbimet e tij juridike, por që duket sikur të jetë aty i gjallë. /Telegrafi/