Site icon Telegrafi

Dukej se gjithçka po shkonte në rregull derisa po ngjitej në ajër – aeroplani rus rrëzohet në tokë – pasagjeri filmon momentin

Shtatë persona janë lënduar sot kur aeroplani i tipit An-2 u përplas në tokë pak momente pasi u ngrit në ajër në qytetin rus Magadan, kurse pamjet e rrëzimit janë publikuar nga një pasagjer që ishte brenda dhe filmoi gjithçka.

Në video shihet se si aeroplani ngjitet ngadalë në ajër, dhe për pak sekonda befasisht humb lartësinë dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

“Në aeroplan ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman, ku përveç njërit që është në gjendje kritike të tjerë janë liruar.

Raportohet se aeroplani i një aviokompanie private është përplasur në tokë nga një lartësi prej 10 metrave, kurse në të gjendeshin edhe punonjësit e aviokompanisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=hHd8xIrna2E&feature=emb_title

Exit mobile version