Videoja ku shihet një grua duke i hedhur nga ballkoni i ndërtesës ushqimin bashkëshortit të saj, është shikuar miliona herë brenda pak ditëve.
Burri ishte duke shkuar në punë me veturë, kur në ato momente kupton se kishte harruar ta marrë me vete drekën që ia kishte përgatitur gruaja, transmeton Telegrafi.
Por duke përtuar të ngjitet në apartament, ai i kërkon gruas t’ia hedhë nga ballkoni, dhe çuditërisht ushqimi i përgatitur bie drejt e në karrigen e veturës përmes dritares në kulm. /Telegrafi/