Reperi i njohur, 2 Ton, është mjaft aktiv në këtë kohë me projekte të ndryshme muzikore.
Ai ka pak kohë që ka publikuar albumin e tij të parë në karrierë, të titulluar “Passion”, i cili ka plot këngë të reja.
2 Ton është gjithashtu mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, reperi ferizajas ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shihet i zhveshur përballë pasqyrës teksa tregon muskujt e tij të formësuar.
“Gati për verë”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku ka marrë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij të shumtë.
Reperi i hitit “M’lujte” ka qenë shumë i angazhuar viteve të fundit në palestër, me çka edhe kjo gjë i ka sjellë rezultate të mira. /Telegrafi/