Një hajn në SHBA gjatë vjedhjes së veturës ka “marrë me vete” edhe pronaren e mjetit, derisa tentoi të parandalojë vjedhjen.
Gjithçka ndodhi të dielën pasdite në një pompë të derivateve në Bristol të Connecticut, transmeton Telegrafi.
Policia amerikane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë nëse kanë çfarëdo informacioni për veturën e vjedhur apo hajnin.
Ata shtuan se pronarja e veturës pas incidentit është dërguar në spital për trajtim, për shkak të disa gërvishtjeve që i ka pësuar në duar.
Koloneli Geoffreu Lund ka bërë të ditur se policia është vënë në kërkim të veturës së zezë Dodge Charger, me targat e Massachusetts 2CTP85. /Telegrafi/
A woman in Connecticut was dragged onto a roadway while trying to stop her car from being stolen.
Police asked anyone with information to come forward. There was no information immediately available about the condition of the woman.
🔗 https://t.co/0gkABdRi7K pic.twitter.com/8qXv3ZB7Ly
— Sky News (@SkyNews) February 6, 2024