Ky është momenti rrëqethës kur ariu shtypet për vdekje nga treni, derisa po mbronte të vegjlit që kishin ngecur në binarë.
Shoferi i trenit ka filmuar ariun dhe të vegjlit duke ecur në binarë në Sakha të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Gjykuar nga pamjet, treni nuk mund të ndalej në kohë dhe kështu shoferi i binte vazhdimisht borisë duke u munduar t’i frikësoj dhe shpresuar se do të largoheshin nga binarët.
Megjithatë, ariu duke i shpëtuar të vegjlit në një moment shtypet nga treni, kurse shoferët dëgjohen duke pyetur njëri-tjetrin nëse e ëma i shpëtoi vdekjes.
Por, njëri prej tyre konfirmon se ishte shtypur, dhe se të vegjlit kanë shpëtuar falë veprimit të së ëmës. /Telegrafi/