Site icon Telegrafi

Duke ndjekur sulmuesin, policia qëllon aksidentalisht për vdekje tonistin që ishte pjesë e ekipit të tyre (Video, +16)

Janë publikuar pamjet e filmuara në vitin 2014 brenda një restoranti në Nebreaska të SHBA-ve, ku policët qëllojnë aksidentalisht për vdekje një teknik të zërimit që ishte pjesë e ekipit të tyre që filmonin konfrontimin mes policëve dhe hajnave.

Bryce Dion, 38-vjeç, edhe pse kishte veshur jelek antiplumb gjatë filmimeve, është qëlluar për vdekje pasi policët qëlluan aksidentalisht disa herë mbi të, transmeton Telegrafi.

I dyshuari Cortez Washington i cili kishte gjuajtur me revolen “ajrore”, gjithashtu është qëlluar për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Policia i ishin përgjigjur thirrjes së po zhvillohej një vjedhje brenda një restoranti, dhe pasi u futën brenda Washington menjëherë filloi t’i gjuaj.

Në video fillimisht shfaqen policët brenda veturës zyrtare ku pranojnë një thirrje për të shtëna armësh në një restorant.  Dhe sapo u futën brenda Washington filloi të gjuaj në drejtim të tyre me pushkë ajrore, dhe menjëherë vrapoi jashtë.

Por në ato momente iu kundërpërgjigj njëri prej policëve, duke e qëlluar aksidentalisht tonistin që po qëndronte para derës nga ku iku sulmuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version