Telegrafi

Duke ndjekur hapat e babait, por në një zhanër tjetër – djali i Ibrahim Tatlises mahnit me performancën e tij

(Foto: Instagram/YouTube/newsbeezer)

Ibrahim ‘Ido’ Tatlises është këngëtar dhe DJ turk, i cili është djali i legjendës Ibrahim Tatlises.

Nga lidhja me bashkaktoren nga filmi Gunah, Derya Tuna, më 15 shkurt të vitit 1992, ikona turke e muzikës u bë me djalë.

Emri i tij, ‘Ido’ është pikërisht kombinim i inicialeve të para të dy emrave të babait dhe nënës (I dhe D) duke ia shtuar mbaresën ‘O’ që është e rëndomtë në nofkat nga shkurtesat e emrave.

(Foto: Screenshot/YouTube/Ibo Show)

Ai e nisi karrierën muzikore në vitin 2014 kur edhe e publikoi albumin e parë të titulluar “Sonsuz Tesekkurler”.

Në vitet në vijim publikoi disa këngë që i shoqëroi me videoklipe, ndërsa veçohet hiti “Sen” nga viti 2017 që numëron mbi 200 milionë shikime në YouTube.

Lexo po ashtu Ibrahim Tatlises rikthehet dhe interpreton për herë të parë pas nëntë vitesh
(Foto: Takvim)

Në xhirimet festive për ndërrim e motmoteve, Ido ishte pjesë e spektaklit “Ibo Show”, ku interpretoi së bashku me babanë e tij disa prej hiteve të Ibrahim Tatlises, i cili tashmë i është kthyer skenës muzikore . /Telegrafi/