Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-1 si mysafir i Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe pas takimit në Parc de Princes, kualifikohen tutje me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.
Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Karim Benzema patën shanset për Mbretërit në pjesën e parë, ndërsa Kylian Mbappe pati një mundësi për parisienët. Sidoqoftë, gjysma e parë përfundoi pa gola.
Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Los Blancos e shënuan golin e epërsisë. Marco Asensio shkoi përpara nga ana e majtë dhe e gjeti shumë mirë në krah, Lucas Vazquezin, i cili harkoi në zonë për Cristiano Ronaldon dhe portugezi e nguliti me kokë topin në rrjetë (52′).
Pak minuta më pas (66′), Marco Verratti mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
Vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 71-të, kur pas një goditje me kokë të Javier Pastores, topi u devijua dhe shkoi në rrjetë.
Sidoqoftë, meqë në asnjë çast, Reali nuk donte ta rrezikojë kualifikimin, e shënoi edhe golin e dytë. Një aksion i filluar nga Ronaldo, bëri që Casemiro të dilte në shans të mirë dhe ai realizoi (80′).
Real Madridi do ta presë kundërshtarin nga shorti për çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe së bashku me Liverpoolin janë dy skuadrat e para që vazhdojnë tutje.
Ndërkohë, Paris Saint-Germaini do të fokusohet për ta fituar titullin e Ligue 1 dhe kupat franceze në të cilat merr pjesë.
Rikujtojmë se në këtë ndeshje nuk ishte i pranishëm Neymar, i cili do të mungojë një kohë të gjatë për shkak të një frakture në ashtin metatarsal të këmbës së djathtë. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo delivers his third goal of the series vs. PSG, and it’s the one that might just put it away (via @FoxSoccer) pic.twitter.com/GpnmxAZfxR
— SI Soccer (@si_soccer) March 6, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=HBswtdzWQZM&feature=youtu.be&a=
https://twitter.com/JogaBonito_USA/status/971135303011459073