Telegrafi

Duke menduar se do t’i ikë policisë, hidhet nga vetura që lëvizte me shpejtësi të madhe (Video)

Në Newport të South Wales, policia i ishte vënë në ndjekje një të riu që dyshohej se ishte marrë me shitjen e drogës.

Nathan Howells ka qenë në veturën që lëvizte me shpejtësi deri në 100 km/h në rrugë të ndryshme, nëpër pompë derivatesh si dhe shumë afër shkollës fillore, transmeton Telegrafi.

Duke parë se policët nuk po i ndahen, 22-vjeçari hidhet nga vetura Volskwagen, duke tentuar të ikë duke vrapuar.

Mirëpo, atij i janë vënë pas dy policë të cilët e kanë zënë dhe e kanë arrestuar.

Shikoni në fund të videos së postuar më poshtë, se si hidhet Howells nga vetura e zezë dhe përpiqet të ikë. /Telegrafi/