Telegrafi

Duke menduar se ishte i PSG-së, tifozët e Barcelonës sulmuan autobusin e ekipit të tyre

Tifozët e Barcelonës gabimisht hodhën objekte në autobusin e ekipit të tyre përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së këtë mbrëmje.

Gjigantët katalanas fituan ndeshjen e parë të javës së kaluar 3-2 në Paris, dhe tifozët mbërritën herët për t’u mbledhur jashtë stadiumit Olimpik dhe për t’u dhënë lojtarëve të tyre një pritje të madhe teksa hynë në stadium.

Rruga për në shtëpinë e përkohshme të Barcelonës – me Nou Camp ende duke u rindërtuar – u ndriçua me flakë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme ndërsa të dy skuadrat shkonin drejt vendit të ndeshjes së sotme.

Por, tymi nëpër rrugë mund të ketë shkaktuar një konfuzion, pasi tifozët hodhën raketa drejt autobusit të Barcelonës.

Tifozët kënduan gjithashtu për Kylian Mbappen, i cili duket se do të jetë njeriu i rrezikshëm i PSG-së sonte.

Barcelona është duke fituar aktualisht 1-0 me golin e Raphinhas, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-2, derisa Ronald Araujo është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 29-të për ndërhyrjen në Bradley Barcolan. /Telegrafi/