Site icon Telegrafi

Duke luftuar kundër kurdëve, xhihadisti filmon vdekjen e vet (Video, +18)

Për dallim nga video propagandistike të ISIS-it, një video e realizuar së fundmi nga kamera e instaluar në trup të një terroristi gjatë betejës së tij të fundit kundër trupave kurde Peshmerga pranë qytetit irakian Mosul, shfaq momente kaosi dhe paniku tek radhët e terroristëve.

Kjo video është siguruar nga Vice News, të cilët pretendojnë se tregon momentin e një përleshjeje që ka ndodhur 30 milje në veri të Mosulit, gjatë muajit mars të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Para se të nisej në vijën e parë të frontit, njëri nga ushtarët kishte instaluar një kamerë në rrobat e tij për të dërguar “mesazh”, dhe të dëgjohet “duke folur rreth operacioneve të martirizimit”, pasi sipas tyre kjo është mënyra më e afërt për në parajsë.

Dhe derisa xhihadistët dukeshin shumë të sigurt në makinën e tyre të improvizuar të cilën e kishin blinduar më herët, ndjenja e guximit shumë shpejt zhduket dhe zëvendësohet nga paniku, pasi derisa tentojnë të hedhin një raketë ndodhë e kundërta dhe një predhë e kurdëve godet veturën e tyre të blinduar. /Telegrafi/

Exit mobile version