Site icon Telegrafi

“Duke luftuar me erën”: Aeroplani i pasagjerëve ‘kërcen’ disa herë në pistë teksa zbriste në ishullin spanjoll të pushimeve

Ky është momenti i frikshëm kur një aeroplan pasagjerësh bëri lëvizje në mënyrë të pakontrolluar në një pistë teksa u ul në një ishull spanjoll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i Canaryfly po transportonte pasagjerë nga Gran Canaria në Lanzarote kur hasi në vështirësi për t’u ulur.

Dhe pamjet e kapura nga një kamerë në aeroportin César Manrique treguan aeroplanin teksa i afrohej pistës në orën 12:52 pasdite me orën lokale.

Që në fillim, aeroplani shihet duke “luftuar kundër erës”.

Sapo rrotat prekin asfaltin, aeroplani fillon të kërcejë në mënyrë të pakontrolluar – gjë që ndodhi jo vetëm një herë.

Sipas gazetës lokale Canarian Weekly, piloti “u soll rreth ishullit” dhe e solli aeroplanin për një përpjekje të dytë – e cila rezultoi e suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version