Telegrafi

Duke luajtur me telefon harron se ishte ulur në një lartësi të madhe, rrëzohet për vdekje (Foto/Video, +18)

Një turist ka humbur jetën në njërin nga vendet më të frekuentuara në Kinë, duke u rrëzuar nga një lartësi e madhe derisa po luante me telefon.

Burri po pushonte në një karrige pranë tempullit budist i njohur si Flesh Palace” në Jiuhua, transmeton Telegrafi.

Dhe në ato momente ai po shikonte telefonin, dhe në një moment u mbështet duke mos ditur se karrigia nuk kishte mbështetëse, dhe kështu u rrokullis dhe ra nga mbi 7 metra lartësi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri rrëzohet dhe mbetet i vdekur në vend. Sipas mediave kineze burri nuk ishte ulur në karrige, por në rrethojën mbrojtëse nga e cila rrëshqiti dhe u rrëzua për vdekje.

Thuhet se ai ishte dhënë aq shumë pas telefonit, sa që kishte harruar se nuk duhet të mbështetet. /Telegrafi/