Site icon Telegrafi

Duke luajtur në ujërat e turbullta gjejnë pitonin dy herë më të madh se ata, shikoni çfarë i bënë adoleshentët gjarprit vdekjeprurës (Foto/Video)

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale,  shfaq momentin dy djem të rinj nga Kamboxhia të cilët derisa po luanin pranë një kanali në afërsi të liqenit kapin një piton gjigant.

E gjithë kjo situatë e krijuar nuk do të tingëllonte edhe aq e frikshme, po të mos kishte ndodhur në ujërat e turbullta, ku fëmijët pa pikë frike futeshin dhe luanin sikur të mos kishte asgjë të rrezikshme brenda, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar fillimisht nuk dihej për çfarë po bëhej fjalë, por kur trupi i gjarprit del mbi ujë, kuptohet se ishte një piton gjigant.

Por, ky fakt nuk i brengoset fare këta dy vogëlushë të cilët për asnjë moment nuk hezituan të rrezikojnë jetën që të luajnë me të.

Madje, në një moment njëri prej vogëlushe për pak sa nuk e pëson keq kur pitoni i vërsulet për ta kafshuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Y166_t-edgQ

 

 

Exit mobile version