Telegrafi

Duke lexuar libra dhe larë dhëmbët, zbulohet se çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Fulham

Një grup u shfaq në mënyrë të çuditshme në “Stamford Bridge” duke larë dhëmbët në tribuna gjatë përplasjes së Chelsea me Fulham  të shtunën pasdite.

Burrat qëndronin në një rresht pranë pjesës së përparme, ndërsa mbështetësit përreth shikonin me habi.

Grupi prej shtatë personash u pa gjithashtu në këmbë duke lexuar, duke i bërë fansat të hynin në rrjetet sociale për të pyetur se çfarë po ndodhte.

Lexo po ashtu Gjiganti i Serie A e do Armando Brojën qysh në janar

Shumë shpejt doli se ishte e gjitha pjesë e promovimit të filmit “Argylle”, i cili do të dalë muajin e ardhshëm.

Emri i filmit u pa edhe në pajisjet e skuadrës në përgatitjen e lojës dhe gjatë ngrohjes.

Përpjekjet për të promovuar filmin gjatë një loje nuk u pëlqeu mirë fansave, të cilët shprehën shpejt mosmiratimin e tyre në X.

Lexo po ashtu Shtatë arsyet që mund të çojnë në shkarkimin e Pochettinos nga Chelsea

“Wtf a ka të bëjë kjo me Chelsean”, pyeti njëri. “Boehly ka gjak në duart e tij”.

Një tjetër shkroi në X: “Pse po na duhet të promovojmë Argylle? Boehly çfarë po bën?”.

Njëri më pas shtoi: “Pastrimi i dhëmbëve gjatë një loje. Tronditëse. Nuk është më një klub futbolli serioz”. /Telegrafi/