Gjatë një emisioni televiziv, kameramani ka qenë me fat që nuk është goditur nga një BMW që i kaloi shumë pranë.
Makina e modelit M4 ishte duke lëvizur në shpejtësi të konsiderueshme nëpër teren të lagur, në një marsh të njohur si rrëshqitje, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni se si hyn vetura në pistë, si dhe lëvizjen e saj duke i kaluar burrit pranë, por pa ia prekur as kamerën.
Në këtë formë tregohet njëherësh edhe qëndrueshmëria që kanë makinat BMW, të cilat përkundër kushteve jo të favorshme ia dalin të qëndrojnë. /Telegrafi/