Një burrë i cili po mblidhte mbeturinat nëpër kontejnerë nëpër Kinë, ka gjetur një foshnje të porsalindur të cilën e kishin braktisur një çift bashkëshortor, duke i shpëtuar jetën pasi e dërgoi me urgjencë në spital.
Por, më vonë mjekët kanë arritur t’i bien në gjurmë prindërve të fëmijëve, që e kishin hedhur në kontejnerin e mbeturinave dhe që peshonte vetëm 1.5 kilogram për shkak të lindjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.
Pasi është zbuluar identiteti i tyre, ata kanë pranuar se e kishin braktisur fëmijën duke menduar se nuk do të jetë i shëndoshë, megjithatë, mjekët kanë konstatuar pas kontrolleve mjekësore, që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata gjithashtu kanë thënë se nuk kanë menduar mirë para se ta braktisnin fëmijën, dhe i kanë premtuar policisë se do të kujdesen mirë për të. /Telegrafi/
https://twitter.com/cochesvoladores/status/879609070910668800
孩子都是父母手心里的宝 pic.twitter.com/YkKjSLE2I5
— palibrate (@palibrate) June 27, 2017