Telegrafi

Duke interpretuar hitet e ikonës italiane, Ermal Meta nderon Toto Cutugnon

(Foto: Instagram/ermalmetamusic/totocutugnoofficial)

Ermal Meta duket se po shijon pushimet në Shqipëri me familjaret dhe miqtë e tij.

Mbrëmë (e martë) nga Tirana ka bërë homazh një prej këngëtarëve më të dashur për shqiptarët, Toto Cutugno, i cili u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Këngëtari i është bashkuar një bendi muzikor në një nga restorantet ku po darkonte dhe ka kënduar me ta këngën hit “L’italiano”.

Lexo po ashtu Vdes këngëtari i famshëm italian, Toto Cutugno

“Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante”.

“Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga jeta dje”.

“Pushofsh në paqe Toto, të kemi dashur të gjithë shumë, në të dy anët e Adriatikut”, shkruan ai përkrah videos ku shfaqet duke kënduar. /TopChannel/