Telegrafi

Duke ikur nga policia australiane, ra nga kati i pestë në pishinë – publikohen pamjet që ngrin gjakun në vena

Një video tronditëse po qarkullon në internet, ku një person i paidentifikuar tentoi t’i shmangej policisë.

Fillimisht, australiani u ul në gardhin e tarracës dhe kur rojtari i sigurisë iu afrua, ai u hodh sipër. Në pamundësi për t’u kthyer, ai u rrëzua nga kati i pestë.

Dëshmitarët e habitur thanë se burri doli nga pishina dhe vrapoi nëpër një kopsht aty pranë, raporton thesun.

Policia dyshon se ai ka qenë nën ndikimin e substancave të paligjshme dhe menjëherë ka organizuar kontroll. Më vonë pasdite ai u kap.

Mësohet se ai kishte ikur në këmbë në banesën e prindërve në Palm Beach. Për momentin nuk dihet se përse është vënë në kërkim policia dhe hetimet janë në vijim.

Është një mrekulli e vërtetë që ai nuk u lëndua rëndë pas rënies, pavarësisht se “zbriti” në pishinë. /Telegrafi/