Një i ri ka mbetur për pak minuta pa njërën dorë, kur derisa po ikte nga demi që të mos e godiste rrëshqiti dhe ra mbi motosharrën e druve.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur viktimës së identifikuar si Rauf i këputet dora nga motosharra në një punëtori në Manipuram të Indisë, transmeton Telegrafi.
Por duket se veshja me ngjyrë të kuqe kishte tërhequr vëmendjen demit i cili iu vërsul 22-vjeçarit. Rauf kishte shkuar për të blerë drutë, kur demi befasisht e sulmoi. Për fat të mirë ai arriti t’i shpëtojë brinjëve të tij të mbrehtë por jo edhe motosharrës.
Rauf nga Kozhikode ka deklaruar për Mirror Online, se kishte shkuar për të blerë dru kur nga pas e sulmoi demi, dhe duke u përpjekur t’i shpëtojë më të keqes rrëshqiti dhe ra mbi sharrë, e cila ia preu dorën.
Për fat të mirë ishin disa persona që me urgjencë ia futën dorën e prerë në akull dhe më shpejtësi e dërguan në spital, ku pas intervenimit kirurgjik mjekët arritën t’ia ngjitin. /Telegrafi/