Site icon Telegrafi

Duke i ikur policisë mbesin pa benzinë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 29-vjeçarin Lonnie Meckwood dhe 51-vjeçarin Phillip Weeks të cilët në arratisje e sipër kishin mbetur pa benzinë. Ata janë akuzuar se nën kërcënim me thikë kanë tentuar të plaçkitin shitësin e një pemëshitëseje në qytetin Kirkwood. Shitësi nuk është lënduar.

Policia i ka ndaluar të dy hajnat rreth dy kilometra larg shitores, pasi që kishin parkuar automjetin e tyre përgjatë rrugës.

Exit mobile version