Irina Shayk nuk e mban më të fshehur romancën me aktorin Bradley Cooper. Supermodelja e ka publikuar një imazh seksi së bashku me hamshorin hollivudian.
Bukuroshja ruse e ka vënë në plan të parë gjoksin, në një selfie ku nuk i shihet fytyra, teksa prapa saj ndodhet i dashuri.
Shayk dhe Cooper janë në lidhje që nga prilli i vitit të kaluar, mirëpo e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre. Vetëm para një muaji ata u shfaqën së bashku në tepihun e kuq, gjatë Javës së modës në Paris.
Dhe publikimi i fotografisë në Instagram konsiderohet si zyrtarizim i lidhjes së bukuroshes, e cila në të kaluarën ka pasur një lidhje të gjatë me futbollistin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Më poshtë jua sjellim edhe disa fotografi të realizuara në New Jersey. /Telegrafi/