Telegrafi

Duke e mbajtur në duar, 250 burra e vendosën një hangar 45 metra më larg (Video)

Banorët e një zone në Ohio të Shteteve të Bashkuara, janë organizuar për ta bartur një objekt në një lokacion tjetër.

Grupi prej rreth 250 burrave, rrethuan në të katër anët hangarin dhe pasi e ngritën, e lëvizën për 45 metra duke e mbajtur në duar, transmeton Telegrafi.

“Nuk po e kuptoj, nëse po ia ndryshojnë anën apo vetëm po e largojnë” dëgjohet duke thënë në sfond, personi që filmonte.

Gjithçka përfundoi për më shumë se dy minuta, ndërsa objekti u vendos me sukses n një pjesë tjetër.

Megjithatë, nuk dihet pse u ndërmor ky aksion, por besohet se në atë hapësirë do të bëhej një rregullim tjetër. /Telegrafi/