Lance Stewart tentoi t’i priste pemët me dy shpata, mirëpo përfundoi me dorë të prerë.
Ky i ri që është shumë i njohur për videot në YouTube, ishte duke u filmuar teksa imitonte lojën ‘Fruit Ninja’, kur aksidentalisht e qëlloi dorën, transmeton Telegrafi.
I zënë në panik dhe i frikësuar nga gjaku, ai nisi të bërtasë derisa u alivanos.
Pasi e thirrën ndihmën e shpejtë, miqtë e tij u kujdesën që ta zgjojnë ngadalë dhe ta qetësojnë. Me t’i qepur plagën, ai është lëshuar që të shërohet në shtëpi.
Shikoni videon e postuar më poshtë, por mos provoni të luani një lojë të tillë që mund të jetë shumë e rrezikshme./Telegrafi/