Telegrafi

Duke dashur të punojë në kopsht, i ngatërrohen flokët në degë (Video)

Një vajzë e re nga Limerick i Irlandës, ka dashur të kryejë disa punë në kopshtin ë shtëpisë së gjyshërve të saj.

Por, Maeve Mauvghan që duket se nuk di shumë rreth kopshtarisë, ka pasur problem me bishtalecin që i është ngatërruar në degët e një bime, transmeton Telegrafi.

Në videon e regjistruar nga i dashur saj, ajo dëgjohet duke bërtitur ndërsa tërheqë flokët nga degët e holla.

“A më ndihmon se kam ngecur këtu. Më largo nga këto shkurre”, dëgjohet duke thënë ajo ndërsa provon të largohet.

Video e postuar në Facebook është parë mijëra herë, ndërsa ka marrë edhe shumë pëlqime. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/evan.quinlivan/videos/10204764650554851/?permPage=1