Në Lisbonë të Portugalisë, një i ri e ka rrëzuar një statujë të vjetër më se një shekull, pasi ka hipur në platformën e saj, për të bërë ‘selfie’.
Djaloshi i paemëruar, është rrëzuar së bashku me statujën e mbretit Dom Sebastio, që ndodhet para godinës së stacionit të trenit, transmeton Telegrafi.
Me të parë që e ka shkatërruar statujën, ai ka dashur të ikë, por është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Derisa ai pritet të del para drejtësisë, statuja e punuar në vitin 1890 do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të meremetimit.
Në fotografi, mund të shihet statuja e mbretit të shekullit të 16-të, para se të rrëzohej. /Telegrafi/