Me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve, do të mbahet konferenca me temën “‘Duke çmuar mësuesit, përmirësojmë statusin e tyre’.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se kjo konferencë është organizuar nga SBASHKU dhe mbështetur nga Edukimi Internacional (EI).
Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Konferenca fillon në orën 09:30.