Policia është duke hetuar rastin pas publikimit të një video, ku shfaq një vajzë duke bërtitur e rrëzuar për tokë – derisa dy gra po tentonin t’ia shponin veshët për t’i vënë vathët. Gjithçka ndodhi brenda një qendre tregtare në Sheffield të Anglisë.
Pamjet shfaqin një vajzë të vogël duke bërtitur “mu largoni”, e kalimtarët e rastit filmuan të rriturit duke e mbajtur për të mos lëvizur derisa një grua ia shponte veshët, transmeton Telegrafi.
Policia në Yorkshire ka bërë të ditur se është duke hetuar incidentin që ndodhi në qendrën tregtare Lovisa, dhe janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë së pronarit të lokalit.
Vajza e cila ishte skuqur duke bërtitur po mbahej me forcë nga dy gra – derisa e treta tentonte t’ia shponte veshët për t’i vendosur vathët.
E pavarësisht që prindërit e saj mund të kenë pasur qëllim të mirë duke i vendosur vathët, shumë prej qytetarëve që kanë parë videon po e konsiderojnë si shkelje të rëndë dhe diçka që është bërë pa vullnetin e vajzës. /Telegrafi/