Telegrafi

Duke bërë ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut, aeroplanit i këputen rrotat – nuk raportohet për të lënduar

Ky është momenti kur rrotat e një aeroplani që për destinacion kishte SHBA-të, i këputen rrotat kur piloti u detyrua të rikthehet nga ishte nisur dhe të kryej ulje emergjente.

Boeing 747 ishte nisur për në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos, por u detyrua të rikthehet në aeroportin e Luksemburgut, ku aterimi nuk shkoi sipas planit dhe rrotat iu këputën, transmeton Telegrafi.

Cargolux, kompania që operon me këtë aeroplan, e ka përshkruar si një “aterrimi të vështirë”, duke theksuar se nga aeroplani kishte edhe rrjedhje të derivateve.

Megjithatë sipas kompanisë nga Luksemburgu, fluturakja arriti të ndalet pa pësuar ndonjë lëndim ndonjëri prej pasagjerëve.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet kur aeroplani prek në pistë dhe frenat nuk aktivizohen si duhet dhe vie deri te këputja e rrotave. /Telegrafi/