Jo rrallëherë, Enca Haxhia është kritikuar për përdorim të Photoshopit në fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Edhe këtë herë këngëtarja është vënë në shënjestër të akuzave se e ka rregulluar një fotografi të postuar në Instagram.
Enca ndodhet në Gjermani dhe në profilin e saj e ka publikuar një imazh me fustan të kuq, ku shfaqet vetëm, ndërsa linjat e saja janë të pëlqyeshme.
Me të njëjtën veshje, ajo ka pozuar edhe Gold Ag, ndërsa fiziku i saj nuk është aq atraktiv sa në fotografinë e parë.
“Kur ti hedh foto vs. kur të bëjnë tag. Enca. Photoshop”, shkruan në përshkrimin e fotografive krahasuese që ka bërë faqja Vipat e Bllokut.
Ju mund të vlerësoni nëse vërtet ka ndërhyrje në imazhet që i poston këngëtarja në rrjetet sociale. /Telegrafi/