Site icon Telegrafi

Duke agjëruar vetëm 72 orë, parandaloni kancerin dhe rigjeneroni tërë sistemin e imunitetit

Për një kohë të gjatë është diskutuar për përfitimet shëndetësore apo rreziqet shëndetësore të agjërimit

Në njërën anë, mbështetësit e agjërimit thonë se sjell shumë përfitime si humbja e peshës, normalizimi i insulinës, zvogëlimi i niveleve të triglicerideve, etj.; në anën tjetër, kundërshtuesit e agjërimit thonë se vetëm humbni nutrientë dhe e vëni veten në rrezik.

Por, një hulumtim i ri i kryer nga universiteti i Kalifornisë Jugore e ka prezantuar një zbulim magjepsës.

Ekipi me hulumtues e kishte mbledhur një grup me pjesëmarrës dhe iu kishte kërkuar atyre që të agjërojnë 2-4 ditë në javë për një periudhë gjashtëmujore. Gjatë kësaj kohe, ata kishin qenë dëshmitarë të disa ndryshimeve mahnitëse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt

Pjesëmarrësit kishin pësuar zvogëlim të dukshëm në prodhimin e enzimës PKA – hormon i cili është i ndërlidhur me një rrezik të lartë të kancerit dhe rritjes së tumorit.

Veç kësaj, sistemi i imunitetit të pjesëmarrësve ishte rigjeneruar krejtësisht.

Ekspertët thonë se këto, por edhe zbulimet tjera, do të shërbejnë për të gjetur metoda të reja për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version