Site icon Telegrafi

Dukagjini triumfon me lehtësi ndaj Ferizajt

Foto: Arkiv

Dukagjini ka triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

Pas shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Behar Bardhit, që shënoi me kokë nga një asistim i Edon Sadriut.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, shkaku që Dukagjini i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Vitor Hufos (10’).

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën skuadra nga Klina ishte dominuese.

Golin për të përmbysur rezultatin e realizoi Marclei Santos në minutën e 60-të, ndërsa Khomutov ishte asistuesi.

Për 3-1 u mendua se kishte shënuar Dior Zabërgja në minutën e 70-të, por VAR-i e anuloi atë.

Mirëpo, klinasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën ta shënon edhe golin e tretë me anë të Otto John, që shënoi pas vetëm gjashtë minutash.

Me këtë fitore, Dukagjini gjendet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj në të parafundit me 28 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version