Dukagjini dhe Liria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të prizrenasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Armend Dallkut vjen nga një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para në pranverë, por synon vetëm tri pikë para tifozëve të vet për të mbajtur hapin me pozitën e katërt.
Në anën tjetër, mysafirët e Mirsad Junuz kanë dy humbje radhazi dhe kanë udhëtuar për të marrë pikët e para në pranverë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basriu, Salihu, Neziri; Morina, Shabani, Feka; Zulfiji, Silva, Elezaj;
Liria: Frashëri; Domi, Cissokho, Spahiu, Kapra; Gashi, Terziqi, Likaj; Stafa, Gjumsi, Abazi;
/Telegrafi/