Site icon Telegrafi

“Dukagjini” do të promovojë dy librat e psikologut Fitim Uka në Tiranë

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar për promovimin e radhës, i cili do të mbahet në Tiranë. Për të gjithë ju, studiues, studentë e pasionantë të psikologjisë, data 15 nëntor është rezervuar për promovimin e librave “N’kohë për veten” dhe “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” nga autori Fitim Uka.

Promovimi do të mbahet në orën 15:00, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në ditën e tretë të Panairit të Librit, organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Për të folur rreth librave, përveç autorit, në panel do të jenë të pranishëm:

Tana Aliaj – pedagoge në Universitetin e Tiranës;   
Renisa Beqiri – pedagoge në Universitetin e Tiranës; dhe  
Aleksandra Puci – psikologe.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

“Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” sjell një teori të re në psikologji, nga psikologu Fitim Uka. Ajo u mirëprit nga shumë universitete të mirënjohura botërore.

“N’kohë për veten” vjen si një udhërrëfyes për ta gjetur paqen (Kohezionin e brendshëm). Ky libër e sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një version të aplikueshëm të vetëndihmës që ju bën të mendoni ndryshe dhe të reflektoni.

Promovimi i librave është një mundësi e mirë për takim e diskutim me autorin dhe studiues të fushës.

Rreth autorit:
Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois-it në Chicago. Ai ka përfunduar studimet master në Universitetin “Ludvig Maiximilian” të Mynihut, ku edhe vazhdon bashkëpunimin dhe kërkimin shkencor.

Uka ushtron profesionin e psikologut klinik tash e 13 vjet dhe, së fundmi, ka krijuar një qasje të re terapeutike: Teorinë dhe Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm.

Që nga viti 2013, Uka është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë.
Fitim Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime PsikoSociale dhe Mjekësore dhe i revistës psikologjike “Psika”. Ai numëron dhjetëra publikime dhe prezantime shkencore në konferenca ndërkombëtare.

 

Exit mobile version